Prishtinë, 28 Prillë 2023.
Në vazhdën e mbështetjes për zhvillim të kapaciteteve në nivel lokal , me temë përdorimi i mjeteve themelore për shuarjen zjarrit, në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike u përmbyll me sukses trajnimi 4 ditorë, ku pjesëmarrës ishin pjesëtarë të Komitetit Lokal për Siguri Publike-KLSP, me përfundimin e të cilit u ndanë certifikatat nga Organizatori Agjencia e Menaxhimit Emergjent , me mbështetje nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian – OSBE.
Ngjarjen e përmbylljes së trajnimit me prezencën e tyre madhështuan drejtuesit e institucioneve vendore, z. Kastriot Jashari në emër të AKSP, z. Shefki Abdullahu në emër të AME-s, dhe organizatës mbështetëse-OSBE-s Ambasadori z. Michael Devenport , të cilët me një fjalë rasti ju drejtuan pjesëmarrësve dhe të certifikuarve.
Bashkëpunimi me synim ngritjen dhe zhvillimin te kapacitetit në nivel lokal , do gjeje gjithnjë mbështetjen dhe fuqizimin nga ana e Agjencisë Menaxhimit Emergjent , e përkrahur nga Misioni i OSBE-s.